Haradinaj priti në takim një delegacion amerikan
17 shkurt 2019
| 16:18
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot një delegacion amerikan, të kryesuar nga senatori, James Inhofe.
Haradinaj ka thënë se miqësia dhe të qenit mirënjohës ndaj SHBA-ve nga qytetarët e Kosovës, do të jetë e përhershme.
“Shumë i nderuar ta prisja sot delegacionin e ShBA-së, prirë nga senatori James Inhofe. Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës. Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme. Zoti e bekoftë miqësinë tonë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.