Haradinaj priti në takim njohës ambasadorin e ri britanik në Kosovë

05 shtator 2019 | 16:15

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës, ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në pozitën e tij për një mandat disa vjeçar në vendin tonë.

Gjatë takimit, Haradinaj e ka njoftuar ambasadorin Abbott për progresin e Kosovës, të arritur deri më tani, për proceset që po kalon vendi si shkuarja në zgjedhje, nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Më tutje, Haradinaj e ka falënderuar Abbottin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij, Britania, i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, dhe ka kërkuar nga ai mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Ndihma dhe angazhimi i Britanisë së Madhe është i nevojshëm për Kosovën dhe ky partneritet duhet të avancohet edhe në fusha të tjera, në interes për të dyja vendet”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtëna me amë kanë ndodhur të sot pasdite në…