Haradinaj priti në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përshëndetës ambasadorin norvegjez, Per Strand Sjaastad.
Duke e falënderuar për përkrahjen e madhe të Norvegjisë dhe për angazhimin e tij të shkëlqyer në avancimin e raporteve mes dyja shteteve, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi.
Më tej, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar diplomatin norvegjez me proceset tjera politike e zhvillimore në Kosovë, si dhe për rezultatet e matshme në fuqizimin e sundimit të ligjit.
Kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar, për proceset integruese evropiane, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet fqinje në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal.
Nga ana e tij, ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke theksuar se Norvegjia do të jetë edhe në të ardhmen përkrahëse e sinqertë e Kosovës.
/Epoka e re/