Haradinaj priti në takim Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun

12 janar 2018 | 12:38

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun.

Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve.

“Shprehim përkrahjen tonë për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti i njohur kosovar, profesori dhe Rektori i Kolegjit AAB,…