Haradinaj pro Qeverisë së opozitës: Kryeministër mund të jetë Bedri Hamza

29 prill 2025 | 22:46

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj  shpreh pro një qverisje të re, asaj të opozitës.

Sipas tij, një gjë është e mundur, teksa tha se kandidati i PDK-së, Bedri Hamza do të mund të bëhej kryeministër i saj.

“Jam për po, aktualisht një të drejtë morale e ka PDK-ja, ka më së shumti vota dhe do të ishte Bedri Hamza. Po nëse do e arrinim marrëveshje PDK-LDK, edhe Lumir Abdixhiku për mua është i pranueshëm“. tha Haradinaj sonte në Kanal10.

Ramush Haradinaj teksa fliste për gjendjen politike në vend kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin ndër tjerash e quajti edhe fatkeqësi të Kosovës.

Haradinaj deklaroi se ky i fundit vepron nën urdhra të jashtëm, sikurse që janë ato të agjendës ruse.

“Unë thellë besoj që Kurti është e keqja e Kosovës, është fatkeqësia e Kosovës. Ky njeri është dëmi më i madh që i ka ndodhur vendit tonë. E shoh në përpikmëri në zbatim të agjendës ruse dhe serbe në Kosovë. Sa herë që lypet mundem me argumentu” tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Pastrimi” ka reaguar me shqetësim ndaj veprimeve të Komunës…