Haradinaj: Programi i Berishës për Pejën qëndron edhe për nivelin nacional

09 tetor 2021 | 19:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar sot Pejën ku edhe ka zhvilluar takim me gratë politikëbërëse të Aleancës në këtë komunë.

Haradinaj ka thënë se qëllimi i Aleancës për gruan në Kosovë ëshë një barazi, në bindje dhe në parim, duke shprehur se ndaj femrave asnjëherë nuk duhet të ketë diskriminim qoftë në të drejta njerëzore, respektit apo në çfarëdo natyre.

Haradinaj ka thënë se nuk ka më të mirë se sa Gjenerali Berisha për të udhëhequr Pejën.

“Jam i bindur se kandidatura për kryetar e Gjeneralit Berisha, e ministrit të ushtrisë së re të Kosovës, e ushtrisë në bazë të ligjeve në Parlament i bënë nderë Pejës, i bënë nderë Dukagjinit e Kosovës, edhe i bënë nderë pluralizmit tonë në politikë, demokrcisë dhe këtyre zgjedhjeve komunale”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi.

Tutje ai ka thënë se vlerat e Gjeneralit Berisha janë të shumta duke thënë se ai është njeri me vlera të jashtëzakonshme, prind i jashtëzakonshëm edhe pse është dhe ka qenë i angazhuar ai siç ka thënë Haradinaj ka qenë çdo herë i afërm e njerëzor.

“Edhe në përpjekjet për liri ka pas përkpjekje me na nda me na përqa, me na humb energjitë, mos me na lanë me mbërri qëllimin final, lirinë e vendit, besoni ka mbajtë qëndrimin ma të drejtë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se edhe në kohën e formimit të ushtrisë ka pasur tendenca për të gjetur një diçka për të dobësuar atë proces dhe se Gjenerali Berisha ka pasur sfida të cilat i ka tejkaluar me sukses dhe se ka dalur fitues.

“Edhe sot dëgjojmë hulumtime, matje dhe të gjithë japin një verzion por verzionin final e jep qytetari ynë kur voton, e jep sovrani e ne jemi borxh, e i raportojmë vetëm sovranit”, u shpreh kreu i AAK-së.

Sa i përket programit të Rrustem Berishës për Pejën, Haradinaj ka thënë se ato parime programore i kanë bërë aq shumë përshtypje saqë ka thënë se ato qëndrojnë edhe për zgjedhjet e nivelit nacional.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka nënshkruar sot…