Haradinaj: Propozim të njëjtë kisha për rritje çmimesh ku isha kryeministër, Kurti po i mashtron qytetarët

24 janar 2022 | 14:49

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se një propozim i tillë për ngritjen e çmimit të energjisë i kishte ardhur edhe në kohën sa ky ka qenë kryeministër.

Teksa ka hedhur akuza në drejtim të shefit të qeverisë, Haradinaj ka thënë se Kurti i ka gënjyer qytetarët se nuk do të ketë rritjet ë çmimit të energjisë.

“Kurti është kryetar i qeverisë dhe ka kërkuar besimin e qytetarëve me ulë çmimin e energjisë. Ka kërkuar votë dhe ka bind njerëzit me ia ulë çmimin. S’po ulet çmimi. Ky zotëri që s’ka mundur me ulë çmimin e energjisë është dashur t’i kërkojë falje popullit dhe me dërguar ekipin e ekonomisë në shpi. Një qeveri normale kur dështon në një qëllim i kërkon llogari dikujt. Po rrinë zyre po lexon. I ke ditë kur ke refuzuar gazin. Edhe mua ma kanë sjellë propozim për ngritje çmimit të energjisë. Ju kam thënë jo. Kjo situatë na duket qesharake, por kryeministër fajin je duke ua gjuajtur qytetarëve. Veç defin me rrokë se tjetër s’ju ka mbet gjë deputetëve tuaj”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Telegrafi’ përditëson situatën dhe merkaton rreth emrit të Pierre-Emerick Aubameyang.…