Haradinaj propozon që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se sot në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025.
“Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare. Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton presidentja. Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim. Shpresoj që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 janar”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.