Haradinaj: Protestat studentore, kthesë e madhe në historinë tonë
01 tetor 2019
| 10:35
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë.
“Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor ta ngrisin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.