Haradinaj publikon fotografi me nënën e tij për 8 mars
Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 8 Marsit, ka thënë se populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, ndërsa gruaja ka qenë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar.
Haradinaj ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, me nënën e tij, duke theksuar që shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht ka shumë punë për t’u bërë.
Postimi i plotë i tij:
Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë”.
“Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim.