Haradinaj publikon shumat e pagesave për pjesëtarët e FARK-ut

27 prill 2019 | 18:08

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj,  ka publikuar një dokument që dëshmon për pagesën e pjesëtarëve të FARK-ut, të cilët kanë qenë pjesë e UÇK-së.

Dokumenti është lëshuar në mars të vitit 1999 nga Qeveria e Kosovës në ezil gjatë kohës së luftës dhe është nënshkruar nga Halil Bicaj, i cili në atë kohë drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtij dokumenti, paga më e lartë ka qenë 1,000 marka gjermane për eprorët e lartë dhe komandantët e brigadave, ndërsa paga më e ulët është 350 marka gjermane për pjesëtarët e personelit me shkollë të mesme.

“Një dëshmi e thjeshtë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”, duke publikuar urdhëresën e ministrit Bicaj, për lartësinë e pagesave sipas gradave ushtarake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë,  Philip S. Kosnett, ka deklaruar se…