Haradinaj: Puna e përbashkët me komunat ka dhënë rezultate evidente

31 tetor 2018 | 12:12

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar për dinamikën e ardhshme zhvillimore.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se puna e përbashkët ndërmjet dy niveleve qeverisëse ka dhënë rezultate evidente.

“Tradita e punës së përbashkët ndërmjet dy niveleve qeverisëse ka dhënë rezultate evidente, duke hapur kapitull të ri për zhvillim të qëndrueshëm komunal. Në etapën e parë, Qeveria ka krijuar Zona Ekonomike dhe Parqe të Biznesit, ka marr 50 vendime për bartjen e pronave në shfrytëzim të komunave dhe për interes publik, të hyrat për komunat janë ngritur për 40 milionë euro, nga 491 milionë në 2018 në 531 milionë për vitin 2019, si dhe kemi bërë Prishtinën dhe Obliqin me ligj. Në vijim të këtij bashkëpunimi të frytshëm, sot me kryetarët e komunave, identifikuam punët për periudhën para nesh dhe diskutuam dinamikën e ardhshme zhvillimore. Qeveria e Kosovës, dita-ditës, po i jetëson zotimet e saj, për ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…