Haradinaj: Punësimi i personave me aftësi të kufizuara, sfidues

03 dhjetor 2019 | 13:11

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se gjatë mandatit të tij qeverisës ka qenë i hapur ndaj kërkesave që kanë ardhur komuniteti i personave me nevoja të veçanta.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj ka thënë se punësimi i këtyre personave mbetet sfidë për institucionet e vendit.

“Kosova është mirënjohëse ndaj të gjithë vullnetmirëve dhe të gjithë partnerëve që përkrahin Personat me Aftësi të Kufizuara.
Sot në shënimin e 3 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara theksova se gjatë këtij mandati, kemi qenë të hapur ndaj kërkesave që na janë adresuar dhe po ashtu kanë ndodhur disa zhvillime që meritojnë respekt, siç është zbatimi i Ligjit për të drejtën e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët sot gëzojnë pension meritorë”.

“Është miratuar koncept dokumenti si dhe ka filluar hartimi i Ligjit gjithëpërfshirës, si një nga hapat e rëndësishëm në mbështetje të tyre. Kemi mbështetur personat me aftësi të kufizuara në rehabilitim por edhe në projekte të caktuara, siç kemi punësuar disa prej tyre në institucionet tona. Punësimi vazhdon të mbetet sfidë, por vullneti institucional nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people and people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka…