Haradinaj: Punëtorët shëndetësorë janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se punëtorët shëndetësorë janë heronjtë e vërtet të kohës sonë.
“Të nderuar pjesëtarë të institucioneve shëndetësore dhe të mekanizmave të sigurisë së vendit tonë, Barra e përgjegjësive tuaja po bëhet gjithnjë e më e rëndë në zbatim të planit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë Covid-19, prandaj, ju lutëm pranoni konsideratat e mia të larta. Një falënderim, ashtu sikurse ndjen edhe çdo qytetar i vendit tonë, për punën dhe humanizmin e jashtëzakonshëm të cilën ju si mjekë, infermierë, policë dhe pjesëtarë të të gjithë mekanizmave tona të sigurisë, po e dëshmoni në këtë kohë kritike. Sot, ju jeni heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Bashkë, me vetëdije të lartë dhe përgjegjësi kolektive, jam i sigurt se do t’ia dalim, siç ia kemi dalë në kohëra të vështira!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.