Haradinaj: Pusho i qetë komandant Halim Tolaj, do të kujtohesh ndër breza
23 shkurt 2019
| 10:48
Sot ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rajoni i Dukagjinit.
Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Halim Tolaj tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut.
“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza”, ka shkruar Haradinaj.