Haradinaj pyet Kurtin: Si do ta ktheni normalitetin në veri?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish e ka marrë fjalën në Kuvend ku po diskutohet për situatën në veri.
Haradinaj në interpelancën e thirrur nga partia e tij, i bëri disa pyetje Kurtit lidhur me gjendjen në veri.
“Pse kryeministër e ke refuzuar kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje?”, ka pyetur Haradinaj.
“A është kjo arsyeja se kur ke shkuar në Bruksel, nuk ke folur më për marrëveshjen finale ashtu siç the ti por ke folur për tabela. Mos ta kishe refuzuar këtë kërkesë, a e di ti a kishte guxuar që Vuçiqi t’i urdhërojë serbët që t’i lëshojnë institucionet? Apo kishe folur për marrëveshjen finale?. Tani po të pyes, si do ta kthesh normalitetin në veri? Ti dhe demagogët e tu e këta këtu, apo do të shkosh dhe do ta negociosh me Serbinë normalitetin në veri?”, ka shtruar këto pyetje Kurti për kryeministrin.