
Haradinaj: Qeveri e mashtrimit – 16,6 milionë euro nuk iu dhanë shërbyesve civilë në 12 muajt e fundit
17 korrik 2022
| 19:34
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po e cilëson mashtruese, qeverinë aktuale të vendit, drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.
Siç thekson në një reagim të tij, Haradinaj shprehet se Qeveria Kurti, përveç që nuk realizoi premtimet, nuk u kujdes fare për shërbyesit civilë të Kosovës, që sipas tij, mbajnë gjallë administratën e shtetit.
Për këtë i pari i AAK-së, specifikoi arsye:
”16,6 milionë euro, nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave.
Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”.