Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në vend
28 qershor 2019
| 13:11
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim deputetin e komunitetit Ashkali, Danush Ademi, me të cilin ka biseduar për pozitën dhe angazhimin e tyre në vend.
Në këtë takimm, kryeministri ka shprehur përkushtimin e tij që komuniteti ashkali dhe të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, të kenë trajtim dhe përfaqësim meritor në shoqëri dhe institucionet e vendit.
“Qeveria e përkushtuar për bashkëpunim me të gjitha komunitetet në vend”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/