Haradinaj: Qeveria e re do ta shpëtojë ekonominë e Kosovës

02 qershor 2020 | 13:24

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se qeveria e re, e cila pritet të votohet nesër ( e mërkurë) në Kuvend, do ta përshpejtojë shpëtimin ekonomik të vendit.

Derisa ka folur për ekonominë e vendit, Haradinaj ka bërë me dije se urgjenca kryesore e tyre është shpëtimi ekonomik.

“Pandemia ka shkaktuar pasoja shumë të mëdha për ekonominë e vendit. Shumë më shumë se sa statistikat po thonë. Shpëtimi i ekonomisë tonë sot është beteja e parë urgjente. Jemi në urgjencë. Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit. Një qeveri që nuk e ka mandatin nga parlamenti, që nuk mund të hartojë ligje dhe të marrë vendime vetëm sa e vazhdon agoninë e gjithanshme në vend dhe dobësimin ekonomik të vendit. Për këtë arsye e Aleanca nuk ka hezituar me i dhanë përkrahje votimit të një qeverie të re në vend dhe e pret me gëzim nesër votimin, që të filloj koha dhe ora e shpëtimit ekonomik të vendit. Edhe njëherë ju sigurojë se urgjenca kryesore e jona është shpëtimi ekonomik”, ka thënë Haradinaj  gjatë takimit me strukturat e AAK-së në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Makina…