Haradinaj: Qeveria është e interesuar për investime amerikane në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion të bizneseve amerikane, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në sektorë të ndryshëm në vendin tonë.
Haradinaj ka thënë se Qeveria e drejtuar nga ai është thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane,
“Me një legjislacion të avancuar për të bërit biznes dhe thellimin e reformave fiskale, Kosova është shndërruar në destinacion atraktiv dhe në treg të hapur me një ofertë të mirë për investitorët. Në një bashkëbisedim të hapur, delegacionin e bizneseve amerikane, të interesuar për investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe promovimin e mundësive që ofron vendi ynë, e njoftova për ndërtimin e infrastrukturës moderne në vend dhe fuqizimin e sundimit të ligjit si garancë për mbrojtjen e kapitalit të investitorëve. Qeveria, thellësisht e interesuar për tërheqjen e investimeve amerikane, ka krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, si dëshmi e orientimit të saj ekonomik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/