Haradinaj: Qeveria është përgjegjëse për dëmin 14 milionësh ndaj policisë sivjet

15 korrik 2022 | 22:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se dëmi që qeveria Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës është rreth 14 milionë euro për një vit.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mosmiratimin e Ligjit për Paga, dëm i madh u është shkaktuar të gjithë sektorëve.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri…