Haradinaj: Qeveria ka krijuar kushte më të mira për fazën përgatitore të testit PISA
21 prill 2018
| 11:40
Mbi tremijë nxënës i janë nënshtruar deri më sot testit PISA, një vlerësimi ndërkombëtar që tregon nivelin e arsimimit të fëmijët tanë dhe mbi dymijë të tjerë do t’i nënshtrohen këtij testi në ditët në vijim.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është angazhuar që të krijohen kushte më të mira për fazën përgatitore të këtij testimi, duke mobilizuar të gjitha institucionet përkatëse.
“Neve na duhet një rezultat më i mirë. Na duhet të dëshmojmë sot përkushtimin tonë ndaj arsimit, siç e kemi dëshmuar edhe në kohërat më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/