Haradinaj: Qeveria Kurti i ka braktisur prodhuesit vendorë

16 nëntor 2024 | 15:56

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti se i ka braktisur prodhuesit vendorë, shkruan Reporteri.net.

Ai thotë se Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas.

Postimi i Haradinajt:

Bizneset tona të suksesshme janë dëshmia më e mirë e potencialit të jashtëzakonshëm ekonomik të Kosovës. Qendra Tregtare “Tropikal” është shembull i gjallë i ndërmarrësisë së guximshme kosovare, që përkundër sfidave të vazhdueshme, ka krijuar vende pune dhe zhvillim ekonomik për vendin tonë.

Përballë një qeverie që ka braktisur prodhuesit vendorë, ne ofrojmë zgjidhje konkrete për zhvillimin e ekonomisë. Heqja e tatimit në fitim për produktet e eksportuara dhe zgjerimi i listës së lëndës së parë për prodhuesit vendorë do të hapë horizonte të reja për bizneset tona. Eliminimi i burokracisë së tepërt në ATK do t’u japë hapësirë bizneseve të fokusohen në rritje dhe zhvillim, jo në letra e procedura të pafundme.

Kosova ka nevojë për politika që nxisin investimet dhe mbrojnë prodhimin vendas. Çdo biznes i suksesshëm është një familje më shumë me siguri ekonomike, një komunitet më i fortë dhe një ekonomi më e qëndrueshme për të gjithë. Ne do të qëndrojmë përkrah çdo biznesi që investon në të ardhmen e vendit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, ka refuzuar të mbështesë projektet e Kooperativës…