Haradinaj: Qeveria po rrezikon popullin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sot me pikëllim ka marrë lajmin për viktimën e parë të COVID-19!
Haradinaj ka thënë se Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi.
“Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi. Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë. Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/