Haradinaj: Qeveria në vend që të bëhej aleate e mësimdhënësve, ajo i ka goditur në xhep dhe në dinjitet
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mësimdhënësit, duke thënë se ka goditur në xhep e në dinjitet.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Haradinaj ka thënë se qeveria aktuale gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë mijëra mësues dhe arsimtarë në xhep e në dinjitet.
“Çdo fillim shtatori, ka qenë festë për mijëra nxënës, mësues dhe prindër, e sot nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor. Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor. Institucionet prestigjioze ndërkombëtare, e rendisin Kosovën në fundin e tabelës për sa i përket cilësisë në arsim, ndërsa statistikat flasin për mijëra nxënës e studentë, që brenda 2-3 viteve të fundit e kanë braktisur shkollën e Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Më tutje, Haradinaj ka shtuar se rritja e pagës prej 6.80 euro, ka qenë ofendimi më i madh për punëtorin e Kosovës.
s.