Haradinaj: Qeveria nuk ka asnjë plan për ekonominë

15 shtator 2021 | 18:58

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ashtu siç nuk kishte asnjë plan konkret për pandeminë, nuk ka asnjë plan as për ekonominë.

“E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë. Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim “ringjalljen” e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se ekonomia e Kosovës, posaçërisht sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenim direkt për rimëkëmbje nga shteti.

“Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme! Në mungesë të reflektimit të Qeverisë, ftoj partitë politike të përkushtohemi bashkërisht”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sport është e ndaluar propaganda politike apo fetare dhe…