Haradinaj: Qeveria nuk ka rol madhor për shfuqizimin e Speciales
23 janar 2018
| 15:38
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka angazhuar dikë nga ekipi i tij që të bisedojë me Kryesinë e Kuvendit lidhur me kërkesën për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Sipas tij Qeveria ende nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Kuvendi.
Haradinaj gjatë qëndrimit në Ferizaj, ka theksuar se roli i Qeverisë lidhur me këtë çështje nuk është shumë i madh, pasi që kjo është iniciativë parlamentare.
Ai ka thënë se të gjitha procedurat do të ndiqen dhe secila ministri do të japë qëndrimin e saj rreth iniciativës për shfuqizimin e Speciales.