Haradinaj: Qeveria po e bën diferencën me dinamikë të re vepruese

27 tetor 2018 | 14:53

“Buxheti i vitit 2019, prej dy miliardë e 370 milionë euro, është lajm i madh për vendin, sepse hapë rrugë për zhvillim ekonomik dhe krijim të vendeve të reja të punës”, kështu ka thënë kryeministri, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

“Është shënuar rritje ekonomike prej 4.7 përqind që mundëson përmbylljen e projekteve të mëdha infrastukturore. 

Me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan, theksova se Qeveria po e bën diferencën me dinamikë të re vepruese, e jo vetëm administrim. 

Buxheti parasheh si prioritet rendin e ligjin, ushtri me mandat të qartë për mbrojtjen e territorit kushtetues, polici dhe inteligjencë profesionale dhe e dyta, infrastrukturë që mundëson zhvillim ekonomik dhe përshpejtim të rrugës sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E fejuara e gazetarit të vrarë saudit, Jamal Kashoggi, ka…