Haradinaj: Qeverinë duhet ta bëjë opozita, pa Kurtin
27 maj 2024
| 21:49
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeverinë duhet ta përbëje opozita, pa kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin.
Ndër të tjera kreu i AAK-së, tha se për Kurtin më mirë është të dorëhiqet vet, pasi kjo mënyrë është shpëtim për të.
“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për llogaridhëniet e tij, për fajet dhe humbjet ia ka shkaktuar Kosovës, ose me një ndërgjegjësim të tij, ose atij me i thirrë ndërgjegjja, dhe me dhënë dorëheqje”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.
“Në njëfarë mënyre është shpëtim për Kurtin, me shku në zgjedhje pa llogaridhënie”.
“Si Aleancë qëndrojmë të vendosur se, Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, dhe këtë pa Kurtin”.