Haradinaj, Qeverisë: Hapni sallat e dasmave dhe hiqeni orën policore

26 prill 2021 | 14:41

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qeveria që t’i heq masat ekzistuese ndaj gastronomisë.

Gjatë seancës parlamentare, ai ka porositur kabinetin qeveritar që të sigurojë sa më parë vaksinat anti-Covid.

“Ndaleni presionet ndaj bizneseve dhe gjobat ndaj qytetarëve, nuk është praktikë e duhur në kohë krize. Merrni kredi të buta, veproni me urgjencë e mos i zbrisni pagat pensionet e shtesat siç ishin me pensionistë por edhe me profesionistët shëndetësorë. Legalizoni të gjitha tregjet që sjellin të hyra në buxhet. Përkrahni komunat mos ua hiqni projektet, keni filluar keq duke ua ndërprerë projektet. Hapni gastronominë lejoni sallat e mëdha, as ajo e dasmave nuk është me e madhe se kjo sallë. Hapini sallat me masa mbrojtëse. Hiqeni orën policore sepse ua vështirëson jetën njerëzve”, ka deklaruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer, ka thënë të…