Haradinaj: Qytetari i Kosovës sot i beson produkteve të prodhuara në Kosovë
20 shtator 2019
| 23:15
I nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sonte qytetarët e Rogovës së Hasit.
Ai ka thënë se tash edhe konsumatori kosovar po i beson produkteve vendore.
“Sot, kushdo që prodhon në Kosovë, nuk është i varur në askënd. Sot, qytetari i Kosovës, konsumatori i Kosovës po i beson produkteve të prodhuara në Kosovë. Sot kemi më shumë nëpër shtëpitë tona kemi më shumë mall Kosove, më shumë mall të duarve tona, të njerëzve tanë”, ka thënë Haradinaj.