Haradinaj: Radio Kukësi, zë i fortë në përkrahjen e luftës çlirimtare të Kosovës
16 korrik 2021
| 15:20
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Radio Kukësin, i cili është themeluar në vitin 1959.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Radio Kukësi ka qenë zë i fortë në përkrahjen e luftës së UÇK-së.
“Ju flet Radio Kukësi! I themeluar në vitin 1959, valët e tij arritën tek shqiptarët që gjendeshin nën okupim, duke promovuar ndjenjën kombëtare, gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Zë i fortë po ashtu në përkrahjen e Luftës Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.