Haradinaj: Ramë Lahaj, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat botërore të kulturës
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim tenorin Ramë Lahaj, me të cilin kanë folur për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore.
Me këtë rast Haradinaj ka thënë se Lahaj ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë.
“Tenori prestigjioz, Ramë Lahaj, përpos që ka arritur majat personale të suksesit, ka lartësuar emrin e Kosovës në qendrat më të njohura kulturore në botë. Kënaqësi e veçantë të flisnim për angazhimin e tij të madh, ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe të këmbenim mendime rreth ndërtimit të sallës koncertale, e cila do të jetë strehë ku artistët do t’i shpalosin veprat e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/