Haradinaj: Ramës ia kërkova hekurudhën Kosovë – Shqipëri
Gjatë qëndrimit në Kosovë, i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka zhvilluar takim edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka shpalosur detaje se çfarë ka biseduar me Ramën.
Haradinaj ka bërë me dije se Edi Ramës ia ka kërkuar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.
“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
RAMËS I KËRKOVA HEKURUDHËN KOSOVË – SHQIPËRI
Me kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO.
Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit.
Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike.