Haradinaj: Raporti për Asociacionin nuk ishte siç e kërkuam

26 qershor 2018 | 15:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se në Qeveri ka arritur një raport i punës nga Grupi menaxhues për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj në një konferencë për medie nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij materiali.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se ky raport ka ardhur në Qeveri në gjuhën jozyrtare.

“Kam një informatë që në Qeveri është dërguar nga ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) transkripti i takimeve të grupit punues për draftimin e statutit të Asociacionit”.

“Materiali ka ardhur krejtësisht në cirilik. E lexoj ciriliken, por e kisha problem. U kërkova sponzorizuesve me dërguar në tre gjuhë. Është obliguese. E kemi kërkuar në gjuhë zyrtare, por ai nuk ka ardhur i tillë”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti i Ferrarit, Sebastin Vettel, është shprehur i zhgënjyer me…