Haradinaj: Rashit Qalaj u shkarkua kur u arrestua Haki Rugova
30 dhjetor 2020
| 22:20
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se nuk kanë pasur dijeni për shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.
Ai ka thënë se AAK-ja as nuk është konsultuar për këtë vendim si partner qeverisës.
“Nuk kemi pasur informacion për Rashit Qalaj”, thotë ai.
“E dimë se Rashit Qalaj u shkarkua kur u arrestua Haki Rugova”, shtoi Haradinaj.