Haradinaj reagon ashpër pas mbajtjes së liturgjisë në kishën serbe që gjendet në oborrin e UP-së

10 qershor 2021 | 14:18

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria dhe Komuna e Prishtinës që të reagojnë menjëherë ndaj liturgjisë ortodokse serbe, e cila është mbajtur të enjten në kishën e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ai ka thënë se kisha në oborrin e UP-së është ndërtuar mbi idetë fashite të Sllobodan Millosheviqit. Sipas tij kjo kishë paraqet shkelje të dinjitetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë. Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e…