Haradinaj reagon ndaj UEFA-së: Kosova mungon në hartën ‘EURO 2024’, kjo është e papranueshme

06 tetor 2021 | 14:36

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj UEFA-së pas publikimit të prezantimit të ‘EURO2024”, ku mes tjerash paraqitet një hartë në të cilën mungon Kosova, e cila është shfaqur si pjesë e Serbisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe diskriminues këtë veprim.

“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndalojë fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e EURO2024 është diskriminuese dhe e papranueshme”, ka shkruar Haradinaj.

Reagim të ngjashëm Haradinaj ka bërë edhe në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimisht, Interi më pas Milani, teksa së fundmi në ndjekje…