Haradinaj reagon pas aksidentit tragjik në Baltimore të ShBA-së: Solidarizohemi me të prekurit dhe popullin amerikan
26 mars 2024
| 12:15
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik të shembjes së urës “Francis Scott Key Bridge” në Baltimore të ShBA-së.
Haradinaj ka thënë se në këto momente të rënda, populli i Kosovës lutet për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik.
“Në këto momente lutemi për të gjithë të prekurit nga aksidenti tragjik i shembjes së urës ‘Francis Scott Key Bridge’ në Baltimore, Merilend, ShBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës bashkëndjejnë dhe solidarizohen me familjet e të prekurve dhe popullin amerikan nga kjo tragjedi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.