Haradinaj reagon pas dënimit të Lekajt

31 janar 2024 | 16:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit me tri vjet e tetë muaj burgim të ish-ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e 53-milionëshit.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se është i befasuar nga ky vendim, por beson fuqishëm se Gjykata e Apelit do ta lirojë Lekajn nga çdo aktakuzë.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit, e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.  Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U hodh paraditen e kësaj të mërkure shorti i fazës…