Haradinaj reagon pas shfuqizimit të vendimit për 50 milionë euro për Bechtel Enka

06 mars 2020 | 19:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovs, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i cili ka shfuqizuar vendimin e marr nga Qeveria Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë për ndërtimin e dy kyçeve dhe një mbikalimi në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Haradinaj ka thënë se ky vendim i ministrit Abdixhiku është mashtrim i radhës i Qeverisë Kurti.

“Sot duke manipuluar me shifra dhe duke trumpetuar për anulimin e kinse 50 milionëve për Bechtel Enka-n, Qeveria Kurti u mundua që të mashtrojë qytetarët se shpëtoi buxhetin. Për hir të korrektësisë dhe me misionin që të tregohet e vërteta, sot Qeveria e Mashtrimit anuloi një vendim autorizim për Ministrinë e linjës që të negociojë për kyçjet në Ferizaj dhe Viti. Në vendimin e Qeverisë që unë kam drejtuar nuk ceket shuma”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në  “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk anuloi 50 milionë por anuloi vendimin që kishte për qëllim kyçjen e fshatrave të Ferizajit dhe Vitisë, si dhe mbikalimin e Paklenicës me autostradën Arbën Xhaferi.

“Qeveria e Mashtrimit u mundua që të na hedhë hi syve duke përdorur shifra për të anuluar një autorizim”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se…