Haradinaj reagon pas zjarrit në Gjakovë
Ende nuk janë kuptuar rrethanat të cilat dërguan deri tek zjarri që shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesën e “Viva Fresh Store”, por fatmirësisht s’kishte viktima e as të lënduar rëndë, përveç një zjarrfikësi që ka pësuar lëndime të lehta gjatë intervenimit.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas kësaj ngjarje ka publikuar një shkrim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke falënderuar policinë e zjarrfikësit për punën e tyre, dhe duke deklaruar se Qeveria do të jetë afër kompanisë në këtë periudhë të vështirë. “Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë. Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka shkruar Haradinaj.