Haradinaj reagon për djegien e trafostacionit të ndërmarrjes “Trepça”
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas djegies së trafostacionit të ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë.
Në profilin e vet në “Facebook”, kryeministri Haradinaj ka shkruar se me vëmendje e ka përcjellë këtë ngjarje dhe është shprehur mirënjohës për ata që ndihmuan minatorët të dalin nga miniera e “Trepçës”.
“Me vëmendje kam përcjellë sot gjendjen në Mitrovicë të krijuar nga prishja e trafos kryesore të rrymës. Mirënjohës ekipeve që ndihmuan minatorët të dalin nga miniera e Trepçës. Për shkak të prishjeve në rrjet, Mitrovica do të ketë deri në 12MW rrymë. Ekipet, nën asistencën e Policisë së Kosovës, kanë filluar punën për ta kthyer gjendjen në normalitet, deri nesër gjatë ditës. Lus qytetarët që të kenë durim, gjersa Qeveria, ekipet emergjente dhe Policia janë të angazhuar për ta ndihmuar tejkalimin e situatës dhe për të evituar mundësinë e rrezikut të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/