Haradinaj reagon për mesazhet e Bislimit në ‘WhatsAppp’ për tenderë të KEK-ut

03 shkurt 2025 | 11:51

Pas publikimit të komunikimeve në “WhatsApp” ku Besnik Bislimi del të vendosë se kujt t’i jepet një tender milionësh në KEK, krejtësisht edhe në shkelje ligjore, ka reaguar kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, duke kërkuar përgjgejësi para drejtësisë dhe duke e quajtur “shkatërrim kolektiv”.

Haradinaj përmes një reagimi në “Facebook”, ka thënë se legjislatura e re duhet të krijojë komision hetimor për tri tema.

“Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri? Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit? Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt:

Çfarë turpi kjo qeveri! Dje Albini tha se rryma në Kosovë është më e lira në Evropë. Dikur e pshtjellkte me filtra e bojlera, ndërsa sot banda energjetike ballkanike bisedojnë në grup në WhatsApp për shifra milionëshe në KEK.

Parlamenti i ardhshëm duhet urgjentisht të krijojë një komision të veçantë hetimor për tri tema nacionale:

– Pse u anulua kontrata për ndërtimin e termocentralit të ri?

– Pse u anulua projekti i gazit amerikan në drejtim të Shkupit?

– Pse Kosova e prishi kontratën me Shqipërinë, ndërsa vazhdon me Serbinë (lexo: GEN-in)?

Ky njeri duhet të përgjigjet para drejtësisë.

Kosova nuk e meriton këtë shkatërrim kolektiv.

Forca, gazetarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka falënderuar…