Haradinaj reagon për rrëzimin e Qeverisë Kurti
25 mars 2020
| 23:23
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/