Haradinaj: Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e programit të AAK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.
Haradinaj ka thënë se reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të AAK-së.
“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë. Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin. Urime e qoftë një rinisje e mbarë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.