Haradinaj: Refuzimi i Kurtit për takim me Vuçiqin është i drejtë
29 prill 2021
| 18:55
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se refuzimi i kryeministrit, Albin Kurti për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i drejtë.
“Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës”.
“Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.