Haradinaj: Rënia e Tallës, Durmishit dhe Maliqit ishte goditje e rëndë për UÇK-në
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e rënies së Hyzri Tallës, Ilir Durmishit dhe Afrim Maliqit, ka thënë se këta ishin ushtarët e parë të cilët u flijuan për ta jetësuar ëndrrën tonë.
Haradinaj ka thënë se rënia heroike e tyre, ndonëse goditje e rëndë për UÇK-në, ishte frymëzim për vazhdimin e luftës deri në fitore.
“Luftëtarët e lirisë, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi ishin ndër ushtarët e parë, të cilët u flijuan për ta jetësuar ëndrrën tonë. Rënia e tyre heroike, 20-vjet më parë, ndonëse goditje e rëndë për UÇK-në, ishte frymëzim për vazhdimin e luftës deri në fitore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Në Akademinë Përkujtimore, nderuam sakrificën e tyre sublime, e cila është përjetësuar në memorien shtetërore të Kosovës. Lavdi veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut dhe kombit”.