Haradinaj: Respekti për heroin Afrim Bunjaku do të jetë i përjetshëm

24 shtator 2024 | 11:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku me rastin e një vjetorit të rënies së tij.

Haradinaj ka thënë se respekti për sakrificën e policit hero, Afrim Bunjaku do të jetë i përjetshëm.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrrisë. Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj. Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal është përfshirë në skuadrën e Spanjës për Finalet…