
Haradinaj: Rexhep Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës
09 dhjetor 2019
| 10:45
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Rexhep Ahmeti.
“Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.
Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/